Aplikim per Akreditim

Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 440 dt. 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimit të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, të gjithë ofruesit që dëshirojnë të aplikojnë për statusin e ofruesit të akredituar, duhet të dorëzojnë pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë për akreditim. Kërkesa duhet të specifikojë llojin e akreditimit që kërkohet.
  2. Statuti ligjor i ofruesit.
  3. Vërtetim i pronësisë, ose kontratë shit-blerje, ose kontratë qiraje, ose kontratë dhënie në përdorim të ambientit ku ushtron aktivitetin ofruesi që do të akreditohet.
  4. Listën e të gjitha vendimeve të marra nga QKEV lidhur me miratimin, refuzimin, anullimin ose rishikimin e numrit të krediteve për aktivitetet e edukimit në vazhdim të organizuara nga ofruesi.
  5. Bilanci financiar i vitit të fundit.
  6. Kontratat e punës /shërbimit /konsulencës për çdo punonjës, anëtarët e komitetit shkencor, koordinatori/ët shkencorë apo persona të tjerë që lidhen me menaxhimin e aktiviteteve te edukimit në vazhdim. Këto kontrata duhet të përfshijnë përshkrimin e punës për çdo person.
  7. Lista e punonjësve e vërtetuar nga zyra e tatimeve.
  8. Tarifa akreditimit (Fatura)

Shënim: Të gjitha dokumentet e sipërpërmendura, me përjashtim të atyre në pikat 1 dhe 4, duhet të jenë të noterizuara.