NJOFTIM 

Ju njoftojmë se në datën 30 Nëntor 2022 do të zhvillohen provimet për të gjithë profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë”.

Në zbatim të Ligjit nr.10107 datë 30.3.2009 (i ndryshuar) dhe të VKM Nr.789 datë 22.9.2015 (i ndryshuar)  provimi i certifikimi do të organizohet si më poshtë:

Për  Mjekët,  Provimi i Certifikimit do të zhvillohet datë 30 Nëntor 2022, ora 10:00 në sallat e Fakultetit të Mjekësisë sipas këtyre specialiteteve:

  1. Mjekësi familje
  2. Obstetrik – Gjinekologji
  3. Sëmundjet infektive
  4. Hematologji / Konservim gjaku
  5. Anestezi – Reanimator
  6. Laborator Mikrobiologji/ Klinik biokimik
  7. Pediatri
  8. Kirurgji e përgjithshme
  9. Imazheri
  10. Gastrohepatologji

Për Farmacistët, Provimi i Certifikimit do të zhvillohet datë 30 Nëntor 2022, ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë, Katedra e Farmacisë.

Për Stomatologët,  Provimi i Certifikimit do të zhvillohet datë 30 Nëntor 2022, ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë Dentare.

Regjistrimet për provim bëhen pranë QKEV-së duke paraqitur dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Fotokopje të kartës së identitetit;
  3. Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.

Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:

  1. Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe një fotokopje të saj;
  2. Mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit; 

Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij.

 Për më shumë mund të shikoni:

Faturat e provimit per stomatologet  

Pagese Certifikimi per here te pare

Pagese Certifikimi per here te dyte

Faturat e provimit per mjeke e farmaciste

FATURE ARKETIMI Mjek Farmacist

FATURE ARKETIMI (perseritje) Mjek Farmacist

 Rregullorja e Provimit të Certifikimit – Rregullorja e Provimit te Certifikimit

Programet Orientuese

Sherbimi mjeket e familjes

Stomatolog

Farmaci

Sherbimi obstetrike – gjinekologji

Sherbimi infektiv

Sherbimi hematologjise

Sherbimi anestezi-reaminacion

Sherbimi mikrobiologjise

Sherbimi pediatrise

Sherbimi i kirurgjise

Sherbimi radiologjise

SHPALLJE/NJOFTIM- HAPEN APLIKIMET PER VLERESUS TE JASHTEM!

Në kuadër të rekrutimit të survejorëve për vlerësim të jashtëm për akreditimin e institucioneve shëndetësore,  Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor edhe Shoqëror.

Shpall hapjen e  aplikimeve  për survejorë të jashtëm!

Njoftohen personat e interesuar për të qenë vlerësues të jashtëm, të aplikojnë duke plotësuar formularin e aplikimit për vleresues të jashtëm në faqen e Web-it të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë të Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror (ASCKSHSH) dhe të dorëzoje CV dhe formen e aplikimit në adresën e e-mailit  info@asck.gov.al.

Mbas vlerësimit nga Komisioni i ngritur pranë Agjencisë, personat e përzgjedhur do të njoftohen për  pranimin e tyre.

“FORMA E APLIKIMIT PER SURVEJOR TE JASHTEM PER AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE SHENDETESORE”

Konferenca e Komitetit Teknik të Ekspertëve dt. 01.04.2022

 

Në Konferencën e Komitetit Teknik të Ekspertëve u vendos se nga 1 prill 2022 :

• Hiqet kufizimi i aktivitetit me 50 persona

• Hiqet kufizimi i kapacitetit me 30%

VKM 637 dt. 27.10.2021

 

VKM 637 dt. 27.10.2021

 

Raporti vjetor 2021

 

Raporti vjetor 2021

Njoftim per Ofruesit e Aktiviteteve

 

Ofruesi i aktivitetit, per aktivitetet ne distance (sinkron), ne perfundim te tyre duhet te dergoje tek specialistja e akreditimit dhe aktivitetin e zhvilluar sinkron, te ruajtur elektronikisht ne formen e nje CD, apo ne forme linku me regjistrimin e aktivitetit. Ne kete format elektronik, duhet te jene te ruajtur qarte seancat e zhvillimit te aktivitetit sinkron dhe pjesemarresit ne kete aktivitet.

Ky detyrim hyn ne fuqi menjhere dhe vlen si per aktivitetet e perseritura dhe per ato te aplikimeve fillestare.

Nese CD/link e aktivitetit sinkron nuk dergohen, procesi i monitorimit konsiderohet me perfundim negativ.

Komiteti Teknik i Ekspertëve prezanton planin e masave lehtësuese, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike

 

Nga 1 Qershori:

• Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.

• Ora policore shtyhet në orën 23:00 – 06:00. Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 Qershori:

• Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Nga 1 Korriku:

• Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

• Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP

Manuali për Grupet e Kolegëve !

 

Formë e Edukimit në Vazhdim të Profesionistëve të Shëndetësisë.

Një udhëzues për të mbështetur ngritjen dhe funksionimin e tyre.

Manuali për Grupet e Kolegëve

Njoftim per rifillillimin e akreditimit te aktiviteteve on line

 

 “QKEV rifillon akreditimin e aktiviteteve on line per profesionistet e shendetesise, bazuar ne ndryshimin me Nr 1028 date 16/12/2020 te VKM 788 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, STANDARDEVE DHE PROCEDURAVE TË AKREDITIMIT TË AKTIVITETEVE TË EDUKIMIT NË VAZHDIM PËR PROFESIONISTËT E SHËNDETËSISË”

Vendim Nr. 1028 datë 16.12.2020. Ndryshim ne VKM 78

8