- -ASCK akrediton dhe mbikqyr aktivitetet dhe ofruesit (institucionet dhe organizatat) e edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë sipas standardeve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
- -Propozon për miratim kriteret, standardet dhe procedurat e akreditimit të ofruesve (institucioneve dhe organizatave) dhe aktiviteteve të edukimit në vazhdim, si dhe të programit të certifikimit për profesionistët e shëndetësisë;
- -Organizon dhe mirëmban bazën e të dhënave mbi aktivitetet dhe ofruesit e akredituar të edukimit në vazhdim.
- -Ofron asistencë teknike dhe trajnime për ofruesit e aktiviteteve të edukimit mjekësor të vazhdueshëm për procesin e vlerësimit dhe planifikimit të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e shëndetësisë.
- -Administron Regjistrin Kombëtar të Certifikimit për profesionistët e shëndetësisë.
- -Bën procesin e çertifikimit të personelit të shëndetësisë dhe kryen procedurat e njohjes dhe regjistrimit të krediteve të edukimit të vazhdueshëm të përfituara nga profesionistët e shëndetësisë sipas standardeve, kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave;
- -Bashkëpunon me ofruesit e aktiviteteve dhe profesionistët e shëndetësisë dhe me të gjithë aktorët e interesuar për një mbarëvajtje të sistemit të edukimit në vazhdim.