“Akreditimi” nënkupton vërtetim direkt të plotësimit të standardeve specifike nga institucionet shëndetësore përmes vizitës dhe vlerësimit të jashtëm në vendin e punës së institucionit  përkatës lidhur me atë se çfarë kryhet në atë institucion: produktet, proceset, sistemet, personelin ose ekipet, përfshirë këtu edhe një demonstrim formal të kompetencës së institucionit për të realizuar detyra të caktuara dhe në këtë kuptim, fjala “akreditoj” lidhet me këtë proces vizite konstatimi apo vlerësimi të jashtëm.


Një institucion shëndetësor akreditohet nëse përmbush standardet e njohura nga Ministria e
Shëndetësisë. Nëpërmjet Akreditimit konfirmohet një kujdes cilësor dhe I sigurtë conform standarteve të cilësisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.