ASCK akrediton institucionet e kujdesit shëndetësor bazuar në standartet për cilësinë, sigurinë dhe akreditimin të miratuara nga MSHMS

ASCK koordinon / asiston procesin e hartimit te udhërrefyesve dhe protokolleve të praktikës më të mirë klinike të cilat hartohen nga profesionistët .

ASCK planifikon, bashkërendon dhe zbaton programe të formimirt të vazhdueshëm të profesionistëve të shëndetësisë dhe të shërbimeve të kujdesit shoqëror.

Bashkërendon dhe realizon procesin e akreditimit të ofruesve dhe aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë dhe të kujdesit shoqëror

Zhvillon dhe promovon standardet e cilësisë së edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë dhe të kujdesit shoqëror përmes ofrimit të asistencës teknike për ofruesit e aktiviteteve të Edukimit në Vazhdim për procesin e vlerësimit të nevojave për edukim, planifikimin dhe impeklemntimin e aktiviteteve të EV.

Realizon studime për vlerësimin e nevojave për formim të vazhdueshëm, për kategori të ndryshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të kujdesit shoqëror.

Monitoron ofruesit e akredituar dhe aktivitetet e EV, të drejtpërdrejta ose në distancë, për të garantuar zbatiminn e standardeve të cilesisë së EV.

Kryen procedurën e njohjes dhe të regjistrimit të krediteve të EV të përfituara nga profesionistët e shëndetësisë dhe profesionistët e shërbimeve të kujdesit shoqëror, sipas standardeve dhe kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Kryen procesin e certifikimit të profesionitit të shëndetësisë dhe profesionistit të shërbimeve të kujdesit shoqëror.

Bashkëpunon me institucionet e arsimit të lartë, institucionet akademike,si dhe organizatat e specializuara, shqiptare dhe të huaja, për njohjen e programeve të trajnimit.

Planifikon, bashkërendon dhe zbaton programe të formimit të vazhdueshëm shëndetësor dhe shoqëror.