Informacion mbi certifikimin

Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore është i lidhur ngushtë me zhvillimin e burimeve njerëzore në sektorin e shëndetësisë.
Duke parë rëndësinë e zhvillimit dhe mbajtjes në nivele sa më bashkëkohore të dijeve, aftësive dhe kompetencave të profesionistëve të shëndetësisë, kërkesat për edukimin në vazhdim tashmë janë sanksionuar në ligjin “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” në nenin 33 të tij si dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.789 datë 20.09.2015.

Në këtë dokument përcaktohen :

  1. Kriteret dhe standartet e programit të certifikimit
  2. Llojet e aktiviteteve të edukimit në vazhdim me kreditet përkatëse,
  3. Kategoritë e profesionistëve të përfshirë në këtë programin e certifikimit,
  4. Procedurat që duhen ndjekur nga profesionistët e shëndetësisë për të përmbushur kërkesat dhe detyrimet e bazuar në programin e certifikimit,
  5. Si dhe përgjegjësitë e institucioneve shëndetësore në mbarëvajtjen dhe zbatimin e programit të certifikimit, duke përfshirë dhe sanksionet në rast mospërmbushje të kërkesave të programit të certifikimit.

Për informacion të mëtejshëm konsultoni:
Udhëzuesi mbi Programin e Certifikimit për profesionistët e shëndetësisë.