Kerkese per njohje kreditesh apliko ne kete link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14037
Aplikim për statusin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë
“Certifikimi i profesionistëve të shëndetësisë” është një shërbim elektronik i cili u mundëson profesionistëve të shëndetësisë të marrin informacion mbi statusin aktual të certifikimit si dhe pajisen me vërtetim. Mbi bazën e informacionit që përmban kartela e profesionistit përgatitet vërtetimi. Gjithashtu të gjithë profesionistët e pajisur me kodin dhe fjalëkalimin përkatës kontrollojnë kartelën e tyre në web-in e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror. Në rastet kur në kartelat personale nuk janë regjistruar kreditet e të gjitha aktiviteteve, ata plotësojnë një kërkesë për njohje kreditesh duke listuar titujt e aktiviteteve ku kanë marrë pjesë. Përfitues të shërbimit janë të gjithë profesionistët e përfshirë në programin e certifikimit ( mjekët, stomatologët, farmacistët e ndihmësfarmacistët dhe infermierët e mamitë) si dhe të gjitha institucionet shëndetësore publike/private të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor. Baza ligjore: – Ligjit Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetsor në Republikën e Shqipërisë”; dhe Vendimit Nr. 789, datë 22.9.2015 “Për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave të programit të certifikimit për profesionistë të shëndetsisë”.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti – Certifikatat e aktivitetit ku ka marrë pjese si brenda dhe jashtë vendit; – Artikujt e botuar në revista të ndryshme shkencore; – Numrin ISBN të librit të botuar; – Vërtetim nga Institucioni/Universiteti/Fakulteti për kurrikulat e përgatitura; – Cdo lloj tjetër dokumenti që vërteton ndjekjen e aktiviteteve të edukimit të vazhduar; – Cdo lloj tjetër dokumenti që lidhet me certifikimin e profesionistëve.
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Aplikim për statusin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë”; – Klikoni butonin” Përdor”; – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; – Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror duhet të kryejë procedurat e njohjes dhe regjistrimit të krediteve në dosjen individuale të profesionistit brenda një afati kohor jo më të gjatë se 60 ditë nga data e dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm nga ana e ofruesit ose profesionistit.
Periudha e vlefshmërisë
Me afat të pa caktuar
Kostot
Pa pagesë
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al