Aplikim për “Vërtetim i krediteve për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror”

“Vërtetim i krediteve për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror” është një shërbim elektronik i cili u mundëson profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe shoqëror të paisjen me vërtetim on-line. Mbi bazën e informacionit që përmban kartela e profesionistit përgatitet vërtetimi i cili përfshin të gjitha aktivitetet ku profesionisti ka marrë pjesë me titull datë dhe kreditet përkatëse brenda afatit kohor të lejes së ushtrimit të profesionit. Përfitues të shërbimit janë të gjithë profesionistët e përfshirë në programin e certifikimit: mjekët, stomatologët, farmacistët e ndihmësfarmacistët, infermierët, mamitë, psikologët e punonjësit social (si dhe të gjitha institucionet shëndetësore publike/private të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor). Baza ligjore: – Ligjit Nr.10 107, datë 30.03.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”; dhe Vendimit Nr. 789, datë 22.09.2015 “Për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave të programit të certifikimit për profesionistë të shëndetësisë” -Ligji Nr. 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimi Nr. 624, datë 29.07.2020 “Për Kriteret dhe Procedurën e Programit të Certifikimit të Profesionistëve të Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror”.

 

Ju mund ti shikoni gjendjen e krediteve pasi të keni aplikuar dhe është aprovuar njëherë të vetme

Shërbimi “Aplikim për Vërtetim i krediteve për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror “

 

Hapat e procedurës :

 

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Vërtetim i krediteve për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror ” ;

– Klikoni butonin” Përdor”;

– Krijo aplikim te ri;

– Kliko butonin “Shiko raport kreditesh”

 

*Shfaqen të gjitha kreditet e regjistruara në kartelën tuaj.

Nëse kërkoni të shikoni kreditet për një periudhë  të caktuar kohore plotësoni datat sipër butonit  “Shiko raport kreditesh”*

 

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror kryen procedurën e paisjes me vërtetim brenda 60 ditëve nga data e aplikimit.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën info@asck.gov.al