Regjistrim ne Programin e Certifikimit apliko ne kete link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14039
Aplikim për regjistrimin në programin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë
“Regjistrimi në programin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë” është një shërbim elektronik i cili u mundëson të gjithë profesionistëve të shëndetësisë të përfshirë në programin e certifikimit të bëjnë regjistrimin e tyre në Regjistrin Kombëtar të Certifikimit të Profesionistëve. Ky shërbim mundëson regjistrimin e profesionistëve në programin e certifikimit: mjekët, stomatologët, farmacistët e ndihmësfarmacistët dhe infermierët e mamitë, shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ofrojnë shërbime shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, në institucionet publike ose private të kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe terciar dhe ata të institucioneve akademike shëndetësore. Baza ligjore: – Ligji Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetsor në Republikën e Shqipërisë”; – Vendimi Nr. 789, datë 22.9.2015 “Për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave të programit të certifikimit për profesionistë të shëndetsisë”;
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: – Leje e ushtrimit të profesionit lëshuar nga Urdhri Profesional përkatës.
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrimin në programin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë”; – Klikoni butonin” Përdor”; – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; – Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania për regjistrimin.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë
Periudha e vlefshmërisë
Pa afat
Kostot
Pa pagesë
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al