Shiko gjendjen e krediteve dhe pajisu me vertetim kreditesh apliko ne kete link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15588
Aplikim për “Vërtetim i krediteve për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror”
“Vërtetim i krediteve për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror” është një shërbim elektronik i cili u mundëson profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe shoqëror të paisjen me vërtetim on-line. Mbi bazën e informacionit që përmban kartela e profesionistit përgatitet vërtetimi i cili përfshin të gjitha aktivitetet ku profesionisti ka marrë pjesë me titull datë dhe kreditet përkatëse brenda afatit kohor të lejes së ushtrimit të profesionit. Përfitues të shërbimit janë të gjithë profesionistët e përfshirë në programin e certifikimit: mjekët, stomatologët, farmacistët e ndihmësfarmacistët, infermierët, mamitë, psikologët e punonjësit social (si dhe të gjitha institucionet shëndetësore publike/private të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor). Baza ligjore: – Ligjit Nr.10 107, datë 30.03.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”; dhe Vendimit Nr. 789, datë 22.09.2015 “Për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave të programit të certifikimit për profesionistë të shëndetësisë” -Ligji Nr. 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimi Nr. 624, datë 29.07.2020 “Për Kriteret dhe Procedurën e Programit të Certifikimit të Profesionistëve të Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror”.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti : – Leje e ushtrimit të profesionit lëshuar nga Urdhri Profesional përkatës.
Hapat e procedurës për vërtetim:
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Vërtetim i krediteve për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror ” ;
– Klikoni butonin” Përdor”;
– Krijo aplikim te ri;
– Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
– Bashkëlidh lejen e ushtrimit të profesionit nga urdhri përkatës.
– Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania do të gjeni dokumentin e kerkuar te vulosur me vule elektronike
Ju mund ti shikoni gjendjen e krediteve pasi të keni aplikuar dhe është aprovuar njëherë të vetme
Shërbimi “Aplikim për Vërtetim i krediteve për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror “
Hapat e procedurës për gjëndjen e krediteve:
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Vërtetim i krediteve për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror ” ;
– Klikoni butonin” Përdor”;
– Krijo aplikim te ri;
– Kliko butonin “Shiko raport kreditesh”
*Shfaqen të gjitha kreditet e regjistruara në kartelën tuaj.
Nëse kërkoni të shikoni kreditet për një periudhë të caktuar kohore plotësoni datat sipër butonit “Shiko raport kreditesh”*
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror kryen procedurën e paisjes me vërtetim brenda 60 ditëve nga data e aplikimit.
Periudha e vlefshmërisë
Pa afat
Kostot
Pa pagesë
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën info@asck.gov.al

