NJOFTIM
Ju njoftojmë se në datën 20 Nëntor 2024 do të zhvillohen provimet për të profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë” në zbatim të Ligjit nr.10107 datë 30.3.2009 (i ndryshuar) dhe të VKM Nr.789 datë 22.9.2015 (i ndryshuar).
Provimi i certifikimi do të organizohet për:
1-Mjekët (të gjitha specialitetet) dhe Farmacistët
Në datë 20 Nëntor 2024 , ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë
2-Stomatologët
Në datë 20 Nëntor 2024 , ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë Dentare
Regjistrimet për provim bëhen pranë ASCK-së duke paraqitur dokumentet si më poshtë:
1. Kërkesë me shkrim
2. Fotokopje të kartës së identitetit;
3. Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.
Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:
1. Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) ose fotokopje të saj;
2. Mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit;
Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij.
Faturat e provimit
Programet:
FATURE-ARKETIMI-Mjek-Farmacist
FATURE-ARKETIMI-perseritje-Mjek Farmacist
Fature Provim Certifikimi per here te pare Stomatologe
Fature e Fakultetit te Mjekesise Dentare per here te dyte
Fature e Fakultetit te Mjekesise Dentare per here te trete
Njoftim
Thirrje për aplikim për ekspertë të pavarur, të cilët do të përfshihen në vlerësimin e jashtëm të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e kujdesit shoqëror
Kushtet që aplikantët duhet të plotësojnë:
1. Aplikanti duhet të jetë pedagog i brendshëm / i jashtëm në institucione publike apo jo-publike të arsimit të lartë, të akredituara dhe të licencuara nga MASR.
ose
2. Aplikanti duhet të jetë psikolog apo punonjës social që ka përfunduar studimet master. Të ketë mbi 10 vite eksperiencë në fushën për të cilën kërkohet ekspertiza.
Dokumentacioni i kërkuar : CV dhe cdo dokument tjetër që provon kushtet e mësipërme. Aplikimi të dorëzohet në adresën info@asck.gov.al
Afati i fundit i dorëzimit 20 korrik 2024.
NJOFTIM
Njoftohen te gjithe ofruesit e aktiviteteve te edukimit ne vazhdim
per profesionistet e kujdesit shoqeror( psikologe, punonjës social), se mund te aplikojne
ne sherbimin qe ASCK ofron ne platformen e-albania për akreditimin e ketyre aktiviteteve.
NJOFTIM
Ju njoftojmë se në datën 12 Shkurt 2024 do të zhvillohen provimet për të profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë” në zbatim të Ligjit nr.10107 datë 30.3.2009 (i ndryshuar) dhe të VKM Nr.789 datë 22.9.2015 (i ndryshuar).
Provimi i certifikimi do të organizohet për:
1-Mjekët (të gjitha specialitetet) dhe Farmacistët
Në datë 12 Shkurt 2024 , ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë
2-Stomatologët
Në datë 12 Shkurt 2024 , ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë Dentare
Regjistrimet për provim bëhen pranë QKEV-së duke paraqitur dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.
Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:
- Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe një fotokopje të saj;
- Mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit;
Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij.
Faturat e provimit
Programet
FATURE-ARKETIMI-Mjek-Farmacist
FATURE-ARKETIMI-perseritje-Mjek-Farmacist
FATURE-ARKETIMI-hera-e-pare-Stomatolog
FATURE-ARKETIMI-hera-e-dyte-Stomatolog
NJOFTIM
Ju njoftojmë se në datën 27 Prill 2023 do të zhvillohet provimi për të gjithë mjekët që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë” në zbatim të Ligjit nr.10107 datë 30.3.2009 (i ndryshuar) dhe të VKM Nr.789 datë 22.9.2015 (i ndryshuar).
Provimi i certifikimi do të organizohet si më poshtë:
Në datë 27 Prill 2023, ora 10:00 në sallat e Fakultetit të Mjekësisë (të gjitha specialitetet):
Regjistrimet për provim bëhen pranë ASCK-së duke paraqitur dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.
Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:
- Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe një fotokopje të saj;
- Mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit;
Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij.
Faturat e provimit
Programet
FATURE-ARKETIMI-perseritje-Mjek
NJOFTIM
Ju njoftojmë se në datën 30 Nëntor 2022 do të zhvillohen provimet për të gjithë profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë”.
Në zbatim të Ligjit nr.10107 datë 30.3.2009 (i ndryshuar) dhe të VKM Nr.789 datë 22.9.2015 (i ndryshuar) provimi i certifikimi do të organizohet si më poshtë:
Për Mjekët, Provimi i Certifikimit do të zhvillohet në datë 30 Nëntor 2022, ora 10:00 në sallat e Fakultetit të Mjekësisë sipas këtyre specialiteteve:
- Mjekësi familje
- Obstetrik – Gjinekologji
- Sëmundjet infektive
- Hematologji / Konservim gjaku
- Anestezi – Reanimator
- Laborator Mikrobiologji/ Klinik biokimik
- Pediatri
- Kirurgji e përgjithshme
- Imazheri
- Gastrohepatologji
Për Farmacistët, Provimi i Certifikimit do të zhvillohet në datë 30 Nëntor 2022, ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë, Katedra e Farmacisë.
Për Stomatologët, Provimi i Certifikimit do të zhvillohet në datë 30 Nëntor 2022, ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
Regjistrimet për provim bëhen pranë QKEV-së duke paraqitur dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.
Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:
- Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe një fotokopje të saj;
- Mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit;
Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij.
Për më shumë mund të shikoni:
Faturat e provimit per stomatologet
–Pagese Certifikimi per here te pare
–Pagese Certifikimi per here te dyte
Faturat e provimit per mjeke e farmaciste
–FATURE ARKETIMI Mjek Farmacist
–FATURE ARKETIMI (perseritje) Mjek Farmacist
Rregullorja e Provimit të Certifikimit – Rregullorja e Provimit te Certifikimit
Programet Orientuese
Sherbimi obstetrike – gjinekologji
SHPALLJE/NJOFTIM- HAPEN APLIKIMET PER VLERESUS TE JASHTEM!
Në kuadër të rekrutimit të survejorëve për vlerësim të jashtëm për akreditimin e institucioneve shëndetësore, Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor edhe Shoqëror.
Shpall hapjen e aplikimeve për survejorë të jashtëm!
Njoftohen personat e interesuar për të qenë vlerësues të jashtëm, të aplikojnë duke plotësuar formularin e aplikimit për vleresues të jashtëm në faqen e Web-it të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë të Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror (ASCKSHSH) dhe të dorëzoje CV dhe formen e aplikimit në adresën e e-mailit info@asck.gov.al.
Mbas vlerësimit nga Komisioni i ngritur pranë Agjencisë, personat e përzgjedhur do të njoftohen për pranimin e tyre.
“FORMA E APLIKIMIT PER SURVEJOR TE JASHTEM PER AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE SHENDETESORE”
Konferenca e Komitetit Teknik të Ekspertëve dt. 01.04.2022
Në Konferencën e Komitetit Teknik të Ekspertëve u vendos se nga 1 prill 2022 :
• Hiqet kufizimi i aktivitetit me 50 persona
• Hiqet kufizimi i kapacitetit me 30%
Njoftim per Ofruesit e Aktiviteteve
Ofruesi i aktivitetit, per aktivitetet ne distance (sinkron), ne perfundim te tyre duhet te dergoje tek specialistja e akreditimit dhe aktivitetin e zhvilluar sinkron, te ruajtur elektronikisht ne formen e nje CD, apo ne forme linku me regjistrimin e aktivitetit. Ne kete format elektronik, duhet te jene te ruajtur qarte seancat e zhvillimit te aktivitetit sinkron dhe pjesemarresit ne kete aktivitet.
Ky detyrim hyn ne fuqi menjhere dhe vlen si per aktivitetet e perseritura dhe per ato te aplikimeve fillestare.
Nese CD/link e aktivitetit sinkron nuk dergohen, procesi i monitorimit konsiderohet me perfundim negativ.
PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA VI
Komiteti Teknik i Ekspertëve prezanton planin e masave lehtësuese, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike
Nga 1 Qershori:
• Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
• Ora policore shtyhet në orën 23:00 – 06:00. Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
Nga 15 Qershori:
• Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.
Nga 1 Korriku:
• Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
• Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP
Manuali për Grupet e Kolegëve !
Formë e Edukimit në Vazhdim të Profesionistëve të Shëndetësisë.
Një udhëzues për të mbështetur ngritjen dhe funksionimin e tyre.
Njoftim per rifillillimin e akreditimit te aktiviteteve on line
“QKEV rifillon akreditimin e aktiviteteve on line per profesionistet e shendetesise, bazuar ne ndryshimin me Nr 1028 date 16/12/2020 te VKM 788 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, STANDARDEVE DHE PROCEDURAVE TË AKREDITIMIT TË AKTIVITETEVE TË EDUKIMIT NË VAZHDIM PËR PROFESIONISTËT E SHËNDETËSISË”
Vendim Nr. 1028 datë 16.12.2020. Ndryshim ne VKM 78